Rama e Zogaj e presin në takim Gazin e Pejës: Bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash

Të shtunat janë bërë ditë të zakonshme pune për kryetarin Rama. Ai së bashku me nënkryetarin Zogaj kanë pritur në takim kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin.
Kreu i Prishtinës ka thënë se do të ketë bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash me Gazin.
“Një takim shumë miqësor me Gazin, kryetarin e dëshmuar dhe të rikonfirmuar të Pejës. Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave mes dy komunave tona do të na sjellë sukses të ndërsjellë” shkruan Rama në njoftim./Indeksonline/