75 Mall Live Search
08:33 / E Premte, 13 Tetor 2023 / L K

Rama falënderon Kombëtaren e Shqipërisë, trajnerin dhe tifozët për rezultatin e arritur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka falënderuar Kombëtaren e Shqipërisë, trajnerin e saj si dhe tifozët për fitoren 3:0 ndaj Çekisë.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka ndarë listën e grupit E, ku Shqipëria renditet e para.

“Mirëmëngjesi me këtë pamje që s’e kemi parë kurrë dhe me një falënderim të madh për ata të cilët e krijuan, djemtë e mrekullueshëm të kësaj Kombëtareje, trajnerin e tyre të jashtëzakonshëm dhe ndihmësit e tij fantastikë, e padiskutim supertifozët kuqezinj që janë lojtari 12 i skuadrës sonë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Edi Rama.