75 Mall Live Search
23:51 / E Diele, 21 Qershor 2026 / F.R

Rama: Flamingot do habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas deklaratave që qarkulluan lidhur me protestën e zhvilluar në Tiranë ku organizatorët pretenduan se në mesin e protestuesve kishte persona të infiltruar nga grupe serbe dhe greke.

“Ouuu….. Po ky vetë?

Avash avash, të gjithë do dalin!

Dhe flamingot do habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme”, ka shkruar Rama.

Reagimi i tij erdhi pasi në rrjetet sociale u shpërnda një deklaratë e atribuuar organizatorëve të protestës, ku thuhej se në tubim kishte pasur grupe të infiltruar dhe se identiteti i tyre do të bëhej publik.