Rama flet me Thaçin: Telefonata e vëllait tim Hashim, ishte tejet prekëse

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
”Telefonata e vëllait tim Hashim ishte tejet prekëse dhe komandanti ishte në formën e vet më të mirë”, ka shkruar Rama.
Mardhëniet midis Ramës dhe Thaçit janë të shkëlqyra, e kjo u vërtetua kur Rama disa ditë më parë vizitoi Aeroportin e Vlorës ku përmendi Thaçin./Indeksonline/