13:38 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

Rama flet për gjendjen shëndetësore të ushtarit të karantinuar: Nuk kemi asnjë të infektuar

Komandanti i përgjithshëm i FSK-së, Rrahman Rama, ka treguar se asnjë ushtar i FSK-së nuk është prekur nga virusi Covid 19 por megjithatë tha se njëri prej tyre është në karantinë.

Sipas tij, pjesëtari i FSK-së është future në karantinë, pasi vëllai i tij u infektua me koronavirus

Por ai në një lidhje direkte sot bëri të ditur se nuk ka asnjë ushtar të prekur nga covid-19, shkruan IndeksOnline.

“Deri më tash nuk ka asnjë rast, të tjerët janë në gjendje të mirë.

Nuk ka ndonjë simptoomë, pjesëtari I izoluar.

Ata që janë kthy janë vë në karantinë. Përkujdesemi për ta, nuk kemi ndonjë shqetësim. Edhe pjesëtarët që janë jashtë kosovës janë në gjendje të mirë.

I gjithë personeli i FSK-së është në gjendje të mirë dhe në gatishmëri.

Për 1800 persona kemi hapësirë për t’i karantinuar dhe për t’I ushqyer, me kushtet aktuale që kemi”, ka thënë ai./IndeksOnline/