Rama flet për herë të parë për goditjen nga çizmja
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me letrën e Metës ndaj Trump për mosdakordësinë e votës së qeverisë shqiptare në OKB.
Duke ironizuar, Rama deklaroi se nuk e dinte se Meta do të reagonte ashpër duke shtuar se nuk e parashikonte dot as çizmen e Monikës.
“Nëse do e dija që do e kishe për presidentin, që ishte Meta i pari dhe i fundit i kazanit, do ishte më i ashpër reagimi im” u shpreh Rama.
“Mund të kishte patur konsultime por nuk dija se për çfarë të konsultohesha pasi qëndrimi kundër BE është marrë më herët.
Nuk mund ta kisha parashikuar dot letrën e presidentit siç nuk parashikova këpucën e Monikës. Fuqia ime për të parashikuar nuk shkon në këtë drejtim”, u shpreh Rama.
“Monika më kujton më shumë Eleonorën e Selitës se Avni Rustemin me thënë të drejtën”- tha ai.