13:16 / E Diele, 08 Tetor 2017 / indeksADMonline

Rama flet për padrejtësitë e BE-së në raport me Kosovën e Shqipërinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë një intervistë të gjatë për gazetën austriake Der Standard, ku është pyetur kryesisht për raportet e shteteve të Ballkanit me Bashkimin Europian.

Rama e ka quajtur politikë të padrejtë, kërkesën, apo kushtin e BE-së për Kosovën që të ratifikojë kufirin me Malin e Zi që më pas t’i liberalizohen vizat.

“Ata (shqiptarët e Kosovës) janë popullata e vetme në të gjithë Europën që nuk mund të dalin nga vendi i tyre. Kjo për shkaqe të pakuptimta”, ka deklaruar Rama.

“BE-ja iu ka thënë se ju duhet së pari të krijoni një marrëveshje kufitare me Malin e Zi, por në të njëjtën kohë BE po negocion tashmë me Serbinë, një shtet që as nuk e ka njohur Kosovën, e aq më tepër kufijtë e Kosovës”.

Rama ka komentuar edhe si të padrejtë politikën e BE-së edhe në raport me Shqipërinë, kur gjithçka që është kërkuar është plotësuar, por prapë nuk kanë lëvizur gjërat përpara, derisa Mali i Zi e Seria, që janë më prapa në disa procese po përmenden si shtetet potenciale për anëtarësim më të hershëm në BE, njofton Klan Kosova.