75 Mall Live Search
10:42 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2024 / MSH

Rama flet për raportin me Abdixhikun: Ju kam thënë edhe më parë…

Përparim Rama edhe një herë ka shuar zërat se mes tij dhe Abdixhikut ka krisje raportesh.

Gjatë ceremonisë së përurimit të punimeve në ishullin urban Arbëri-Pallat i Rinisë, përveç drejtorëve komunalë, pjesëmarrës ishte edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan IndeksOnline.

Në mesin e pyetjeve për projektin, Rama u ka vendosur pikën edhe aludimeve mbi marrëdhëniet e tij me kryetarin e LDK-së.

“Unë ju kam thënë edhe më parë… Gjithmonë kemi pas marrëdhënie të mira, unë me projekte, Lumiri me punë të veta. Në aspektin e programeve, kemi garuar së bashku. Nuk kemi krisje me Abdixhikun”, u deklarua Rama./IndeksOnline/