15:16 / E Enjte, 10 Tetor 2019

Rama flet shqip në mes të Serbisë, televizionet serbe e censurojnë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, Edi Rama dhe Zoran Zaev zhvilluan sot një konferencë shtypi.

Presidenti Vuçiq foli fillimisht, i ndjekur nga kryeministri shqiptar Edi Rama, raporton “Kurir”-i.

“Kur Rama filloi të fliste në gjuhën shqipe, pati një vonesë të vogël sepse, siç u shpjegoi Vuçiq gazetarëve, adresimi i tij u përkthye fillimisht në anglisht dhe pastaj në serbisht”, shkruan media serbe.

“Ende na duhet anglishtja në mes”, komentoi Rama në anglisht, duke vazhduar fjalimin e tij ne shqip, shkruan “Kurir”.

Por Tanjugu serb ka censuruar Ramën kur ka filluar të fliste në gjuhën shqipe, duke transmetuar pamje të gazetarëve të pranishëm dhe jo figurën e kryeministrit shqiptar që po fliste në gjuhën shqipe.