12:38 / E Enjte, 13 Maj 2021 / OSH

Rama: Gëzuar Bajramin shqiptarë kudo ndodheni

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit që përkon me përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Rama ka zgjedhur që urimin e tij ta bëjë në rrjetet sociale përmes një video të shoqëruar me pamjet e xhamive ndërsa shkruan:

“Gëzuar Bajramin shqiptarë kudo ndodheni”.