75 Mall Live Search
10:25 / E Martë, 01 Prill 2025 / H F

Rama: Gjoba atyre që nuk kujdesen për qentë deri në 3000 mijë euro

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me drejtorin e Inspekcionit, Bekim Brestovci, gjatë ditës së sotme kanë vizituar Qendrën për trajtimin e qenve endacakë.

Të dy, gjatë kësaj vizite, panë nga afër procesin e adoptimit të qenit të 1000-të.

Sipas Ramës, kjo punë po e lehtëson edhe jetën e qytetarëve të Prishtinës, shkruan IndeksOnline.

Ai ka kritikuar qeverinë për mosdhënien e ndihmës për çështjen e qenve endacakë.

Rama po ashtu bëri me dije se do të jepen gjoba për ata që nuk kujdesen për qentë. Sipas tij, gjobat do të jenë deri në 3 mijë euro.