12:59 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / Blerim

Rama-Hajrizi pyet Qeverinë nëse konsideron se po cenohet integriteti i qytetarëve nga deputeti Arifi

Arta Rama-Hajrizi, kryetare e Gjykatës Kushtetuese, ka pyetur Besnik Berishën si përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, lidhur me rastin e Etem Arifi, se “si Qeveri, a konsideroni se integriteti kushtetues dhe besueshmëria e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës cenohet nëse një deputet i dënuar për vepër penale me burgim efektiv zgjidhet dhe vazhdon të ushtrojë rolin e deputetit edhe në vuajtje të dënimit, që të jetë pjesë në procedurat e vendimmarrjes në Kuvend?”.

Berisha, ka thënë se Qeveria e Kosovës mbështet sigurinë juridike.

“Qeveria e Kosovës mbështet sigurinë juridike. Përfaqësojmë vlerat e vendeve demokrate. Nëse flasim për kredibilitetin, pajtohemi se figurat që përfaqësojnë qytetarët duhet të jenë të përgjegjshme e profesioniste. Ne pranojmë se në rastin konkret, normat kushtetuese janë në favor të një deputeti që ka qenë i ligjshëm”, tha Berisha.