75 Mall Live Search
23:30 / E Mërkurë, 06 Prill 2022 / AR

Rama: Hani më pak, mendoni më shumë!

Kryeministri, Edi Rama ka postuar pasditen e sotme në rrjetin e tij social “Facebook” një shprehje për muajin e Ramazanit, i cili ka nisur në hyrje të prillit.

Në mbishkrimin e postuar nga Rama thuhet se në këtë muaj duhet të konsumohej më pak dhe të mendohej më shumë.

Nuk dihet nëse kryeministri e ka postuar këtë vetëm si një shprehje në kuadër të muajit të shenjt të Ramazanit apo në mënyrë ‘ironike” për kritikuesit.

“FJALËT E MUAJIT “Ramazani me fjalë të thjeshta do të thotë të hash më pak dhe të mendosh më shumë”, ka shkruar Rama.