75 Mall Live Search
14:14 / E Hënë, 27 Tetor 2025 / Z S

Rama: Hapësirat publike do të çlirohen të tëra pa ndalim

Kryeministri Edi Rama siguroi sot se “hapësirat publike do të çlirohen të tëra pa ndalim dhe pa përjashtim”. Rama ndau në rrjetet sociale foto të çmontimit të strukturave pa leje të pozicionuara në hapësirat publike.

Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme vijon në të gjithë vendin duke i paraprirë zbatimit të programit “Rilindja urbane 2.0”.

“Hapësirat publike do të çlirohen të tëra pa ndalim dhe pa përjashtim” shkruan Rama.