Rama: Humbja e Ukrainës do rrezikonte BE-në

Kryeministri Edi Rama ka theksuar vendosmërinë e Shqipërisë për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj të drejtë për liri dhe mbrojtën e vlerave demokratike dhe u ka bërë thirrje të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen kësaj thirrje dhe të qëndrojnë krah Ukrainës.
Në Samitin për Ukrainën që po zhvillohet në Tiranë, Rama tha gjatë fjalës hapëse se Ballkani nuk duhet të kthehet në “ushqim për orekset imperialiste të Rusisë” , por duhet të dalë në krahë të Ukrainës.
Teksa theksoi se vendet e vogla si Shqipëria nuk kanë mundësi financiare dhe ushtarake të mbështesin Ukrainën në mënyrën që duhet për të përballuar këtë agresion, Rama u bëri thirrje vendeve të fuqishme që ta mbështesin atë dhe ndihmat të mos mbeten peng i politikave të brendshme të vendeve.
Sipas kryeministrit Rama mbështetja e Ukrainës do të thotë ruajtje e rendit botëror dhe të drejtës për liri dhe pavarësi dhe se nëse Ukraina do të humbiste do të rriskohej edhe vetë ekzistenca e BE-së.