Rama i del në mbrojtje Kovaçevskit, pasi pas shakasë me Scholzin në Maqedoni ia kërkojnë dorëheqjen

Gjatë takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministri Rama e prezantoi Dimitar Kovaçevski si kryeministër i “Bullgarisë së ardhshme perëndimore”. Një gjë e tillë u mor si shaka nga Scholz dhe Kovaçevski, mirëpo ka nxitur shumë reagime në Maqedoninë e Veriut, ku VMRO ka kërkuar dorëheqja e Kovaçevskit.
Pas zhurmës së shkaktuar, ka reaguar vetë Edi Rama, në një postim në Twitter.
Ai tha se gjithë “histeria e disave në shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski” është për të qeshur dhe për të qarë.
“Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve”, ka shkruar ai.
Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve🤮 pic.twitter.com/x9jzAyD3AE
— Edi Rama (@ediramaal) June 12, 2022