75 Mall Live Search
15:02 / E Martë, 17 Dhjetor 2024 / Z S

Rama i dhuron Ali Ahmetit “Çelësin e Qytetit”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Me këtë rast, kryetari Rama i ka dhuruar kryetarit të BDI-së “Çelësin e Qytetit”.

Ali Ahmeti gjatë ditës zhvilloi takim me kreun e AAK-së, Ramush Haradianaj dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ndërsa në një intervistë eskluzive për Indeksonline ka treguar arsyet se përse nuk do të zhvillojë takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.

“Jo, nuk do të kem takim me z.Kurtin. Sigurisht që kam kërkuar para ca muajsh. Në mungesë të vullnetit ose mungesë të mosqenit të tij në Kosovë kur unë kam kërkuar takim… dhe kështu nuk është përsërit kjo kërkesë” u shpreh Ahmeti për Indeksonline./Indeksonline/