Rama i dorëzon Rita Orës çelësin e kryeqytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka dorëzuar këngëtares kosovare me famë botërore, çelësin e kryeqytetit.
Prezent në këtë ngjarje, qe edhe ambasadori në largim i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.
“Fantastikë Rita e Taika, ishte kënaqësi të ju kishim në Prishtinë!Në emër të Kryeqytetit, ju dhuruam “Çelësin e Qytetit” për emocionet e veçanta që na dhuroni, dhe Rita përfaqësimin e dinjitetshëm që na bën në mbarë botën.Prishtina ju pret me zemër hapur sot e përherë!”, ka shkruar Rama.