Rama i jep Mehajt “Çelësin e Qytetit”: Kjo është më së paku që mund të bëjmë për ty, ke qenë fort bashkëpunues

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ia ka dhuruar “Çelësin e Qytetit” ish-ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Mehaj ka dhënë dorëheqje javën e kaluar për shkak se bashkëshortja e tij është “diagnostifikuar më një sëmundje të rrallë” dhe i nevojitet kujdes në Norvegji.

Rama i ka thënë Mehajt se e çmojnë shumë punën e tij dhe kjo është më së paku që komuna ka mund të bëj për të./Indeksonline/