16:24 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rama i jep prokurën avokatit gjerman për nisjen e procesit gjyqësor ndaj publikimeve të BILD

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se i ka dhënë prokurën avokatit gjerman, Matthias Prinz për nisjen e  procesit gjyqësor ndaj publikimeve të BILD.

Rama ka deklaruar se gjykatat gjermane mbete të vendosin kush ka të drejtë e kush  ka faj në këtë mes, transmeton Indeksonline.

“E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije”, shtoi Rama.

Ndryshe BILD së fundi ka publikuar disa përgjime, për të cilat pati reagime të shumta./Indeksonline/