Rama i ‘lutet’ Pacollit: Ke ndërtuar gjysmën e Kazakistanit, gjurmën kryesore le në aeroport të Vlorës (Video)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me Behgjet Pacollin, si punëmarrës, kanë vizituar sot kantierin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.
Aty nga afër panë punimet që po zhvillohen dhe thanë se këtë vit do të investohet shumë në këtë vend, raporton IndeksOnline.
“Në kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, vepra që do të transformojë më tej industrinë e turizmit dhe do të rrisë ndjeshëm ekonominë e punësimin”, ka shkruar Rama në Facebook.
Në fund, Edi Rama pati një kërkesë nga Behgjet Pacolli që në aeroportin e Vlorës të lë gjurmën kryesore, pasi sipas tij ai ka ndërtuar gjysmën e Kazakistanit e shumë aeroporte tjera.
Pacolli u ka thënë të pranishmëve që ti heqin të gjitha paragjykimet dhe të mos dyshojnë se ky do të jetë njëri ndër aeroportet më të mira në botë./IndeksOnline/