Rama i ndanë lokacionin Universitetit të Prishtinës, për ndërtimin e dy objekeve të reja të fakulteteve

Përparim Rama ka një lajm të mirë për arsimin në Kosovë në ditën e parë zyrtare të tij të punës në 2023. Kryetari i Prishtinës ka ndarë lokacionet e reja për nërtimin e objekteve të dy fakulteteve të reja, të Ekonomikut dhe Shkenacave Matematikore-Natyrore.
“Kënaqësi të takohem me Rektorin e ri të Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Qerim Qerimi, me të cilin nënshkruam kontratën e ndarjes së lokacionit për ndërtimin e objektit të ri të Fakultetit të Shkencave Matematikore – Natyrore dhe Fakultetit Ekonomik” shkruan Rama në njoftim./Indeksonline/