75 Mall Live Search
21:35 / E Mërkurë, 26 Tetor 2022 / AR

Rama i pandalshëm, nga sot mbeturinat organike do të riciklohen

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar për realizimin e projektit të radhës.

Sot është hapur qendra e re e kompostimit në Prishtinë, ku mbeturinat organike tashmë do të riciklohen në pleh natyral, raporton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Sot hapëm qendrën e re të kompostimit në Prishtinë

Mbeturinat organike tashmë do të riciklohen  në pleh natyral, duke ofruar një alternativë fantastike mjedisore për mirëmbajtjen e gjelbërimit në kryeqytet

Falënderojmë  partnerët e miqtë tanë: CMSR, GIZ Kosovo dhe Ambasadën Sllovene 🇸🇮, për  bashkëpunimin  në përfundimin me sukses të këtij projekti