Rama i përgjigjet akuzave te Presidentit Meta me një shprehje të Aristotelit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka përdorur një shprehje të Aristotelit ku duket se i është përgjigjur akuzave të drejtpërdrejta të Presidentit Meta.
Ja postimi i Ramës:
Çdokush mund të inatoset – kjo është kollaj, por të inatosesh edhe me njeriun e duhur, edhe në masën e duhur, edhe në kohën e duhur, edhe në mënyrën e duhur, kjo jo, kjo nuk është e lehtë dhe jo çdokush e ka këtë fuqi.
Aristoteli