14:01 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rama i quan ‘karnavale politike’ takimet e Ilir Metës me opozitën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka quajtur ‘karnevale politike’ takimet e Presidentit, Ilir Meta, me përfaqësuesit e opozitës.

“Zyrtare sot: Selia e opozitës rrugore është Presidenca e Republikës dhe udhëheqësi i katër galaktikëve të shtabit të revolucionit imagjinar për të mbrojtur me dhunë republikën e votën e popullit nga vetë populli, është vetë ai, Salvator Haxhi Qametaj?Çfarë karnevalesh politike”, ka shkruar ai. /Indeksonline/