09:51 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Rama i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të Vuçiqit, e thërret në telefon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qëndruar për dy ditë me radhë në spitalin ushtarak në Serbi, pas problemeve me zemrën.

Këshilltarja e tij, Suzana Vasiljeviq, u ka treguar mediave gjatë mbrëmjes së djeshme se Vuçiqi ka dalë nga spitali dhe se gjendja e tij është përmirësuar. Ajo, ka deklaruar se një numër i madh i liderëve botërorë janë interesuar për gjendjen e Vuçiqit. Ndër të tjera, nga Zyra e presidentit serb thonë se Vuçiqi ka pranuar edhe një telefonatë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Presidenti pranoi një numër të madh mesazhesh nga presidentët e botës Macron, Anegla Merkel, kryeministri i Shqipërisë, Borut Pahor, Dodik”, ka deklaruar këshilltarja e presidentit të Serbisë, Suzana Vasiljeviq.

Ajo, po ashtu, ka thënë se presidenti i Francës, Emanuel Makron, dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, janë shqetësuar për gjendjen e Vuçiqit.