Rama: I thash një zyrtari të lartë ndërkombëtar se nuk i ke lexuar letrat e njëpasnjeshme të Endrit Shalës për taksën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar se si një zyrtar i lartë ndërkombëtar i kishte kërkuar që të mos e mbështes Kosovën për cështjen e taksës dhe mos ta bëj avokatin e nacionalizmit.
Rama thotë i ka thënë këtij autoriteti të lartë se e vërteta për taksën është storie tjetër, sepse ai nuk i ka lexuar shkresat e njëpasnjeshme të arsyetuara nga ishministri i Tregtisë dhe Inustrisë Endrit Shala.
“Ia kam thënë një autoriteti të lartë ndërkombëtar që hyri në një debat serioz duke thënë se nuk të shkon të bësh avokatin e nacionalizmit qorr.
Në fakt i thash e vërteta është tjetër, sepse ti nuk i ke lexuar shkreat e arsyetuara të njëpashnjeshme që qeveria dhe ministri përkatës ai djali i mirë, Endrit Shala i ka çuar dhe jo që nuk i ke lexuar dhe as nuk e di fare që ekzistojnë”, ka treguar Rama në Klan Kosova.
Më tutje, ai ka thënë se e ka përkrahur taksën dhe e ka arysetuar.
“Por kur taksa krijoi një alarm të madh dhe kur të gjithë ata që flisnin më Prishtinën dhe me mua duke më thënë mua se kjo është gabim i madh dhe ti duhet t’i thuash atyre (Kosovës)ta heqim unë u thosha JO”, ka shtuar ai.