75 Mall Live Search
23:27 / E Enjte, 06 Korrik 2023 / L K

Rama ia jep një epitet Lulzim Hetimit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka folur edhe për rezistencën që po bën kryetari i Leposaviqit Lulzim Hetemi, i cili ka më shumë se një muaj që është mbyllur në komunë.

Ai e quajti Hetemin “Oso Kuka”.

Rama tha në Rubikon në Klan Kosova se tani kanë mbetur dy rrugë.

“Për një plesht të digjet i gjithë jorgani që thotë fjala, ose të bëjmë gjërat që na takojnë”, tha Rama.

“Dalja me sukses në këtë proces me një marrëveshje e lartëson kombin shqiptar. Ndërsa kjo që ndodh sot e ulë kombin shqiptar”, theksoi ai. /klan kosova