75 Mall Live Search
15:51 / E Hënë, 04 Prill 2022 / B O

Rama jep urdhër për lirim të trotuareve dhe pastrimin e rrugës së njohur në Prishtinë

Ka vazhduar sot në Prishtinë aksioni për heqjen e “shtëpizave reklamuese” të cilat ishin të vendosura në hapësira të gjelbëruara në pjesë të ndryshme të qytetit të Prishtinës.

Ky aksion është bërë me urdhër të kryetarit Rama.

Drejtoria e Inspekcionit sot gjatë ditës ka asistuar edhe lirimin dhe pastrimin e trotuarit përgjatë rrugës “Tirana” në Prishtinë.

“Aksione të tilla, të cilat kanë për qëllim lirimin e hapësirave publike do të vazhdojnë edhe në të ardhmen prandaj si Drejtori e Inspekcionit vlerësojmë se mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i qytetarëve është jetik në synimin tonë të përbashkët për transformimin e Prishtinës” thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës./Indeksonline/