75 Mall Live Search
12:00 / E Enjte, 04 Shtator 2025 / P M

Rama: Kapakët e pusetave nuk mund të vidhen më, po u vendosim sensorë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot ka prezantuar një pjesë të projektit të digjitalizimit të kryeqytetit.

Në videon e postuar, tregohet projekti i digjitalizimit të pusetave.

“A ju kujtohet kur i vjedhshin pusetat”, ka shkruar Rama, duke shtuar se tash e tutje nuk mund të ndodhë.

“Më s’ka asnjë shans! As me i hap, as me i marrë, sepse i shohim direkt në sistem! Me projektin e digjitalizimit të Prishtinës, çdo pusetë ka sensor që sinjalizon menjëherë nëse hapet, dëmtohet ose hiqet krejt”, ka shkruar Rama.

Sipas tij, “kjo s’është e ardhmja, kjo është e tashmja e Prishtinës”.