10:48 / E Enjte, 01 Shtator 2022 / B O

Rama ka një lajm të mirë për Prishtinën: Spitali i kryeqytetit po bëhet

Përparim Rama është i vendosur që spitali i Prishtinës të ndërtohet.

I pari i kryeqytetit ka dalur në Veternik për të vizituar lokacionin e dedikuar për ndërtimin e këtij spitali.

“Spitali i Kryeqytetit po bëhet! 🏥
Bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë, z. Izet Sadiku, vizituam lokacionin e dedikuar për ndërtimin e objektit.
Janë duke u bërë të gjitha matjet dhe analizat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e procesit.👷‍♂️🛠👷‍♀️
Punimet për Spitalin e Kryeqytetit janë duke ecur sipas planit dhe presim që ndërtimi të fillojë gjatë vitit 2023″ shkruan Rama në njoftim./Indeksonline/