75 Mall Live Search
13:33 / E Diele, 15 Shtator 2024 / Gj. Sh

Rama ka një njoftim për të gjithë investitorët (Video)

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka një njoftim për të gjithë investitorët.

Përmes një videoje në rrjetin social Facebook, ai ka ftuar të gjithë investitorët e interesuar në konferencën e dytë që do të mbahet me 20 shtator.

‘’Kemi vendosur që me 20 shtator të organizojmë konferencën e dytë të investitorëve, ku kemi ftuar të gjithë investitorët e interesuar që të prezantojnë projekt-propozimet e tyre. Ju presim që bashkë të realizojmë vizionin për Prishtinën e transformuar’’, ka thënë ndër të tjera ai.

Më poshtë videoja e plotë: