75 Mall Live Search
18:38 / E Diele, 01 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Rama: Ka njerëz që janë me qera dhe janë në listat e pastrehëve, ky s’është program për strehim!

Edi Rama po vazhdon të qëndrojë afër banorëve të prekur nga tërmeti i së martës.

Ai për asnjë moment nuk ka pushuar, derisa momentalisht po qëndron në Qendrën Sociale Multidisiplinore në Tiranë, bashkë me kryebashkiakun, Erion Veliaj.

Rama dhe Veliaj kanë folur se çka do të ndodhë me banorët të cilët kanë mbetur të pastrehë si pasojë e tragjedisë ku la të vdekur 51 persona.

Veliaj e njoftoi Ramën me pikën me kushtet e kësaj pike ku janë vendosur disa familje.

Kryeministri shqiptar bisedoi me banorët, teksa i pyeste për shtëpitë të cilët ata kishin banuar, se cila ishte gjendja e tyre, përcjellë Indeksonline.

“Je  mërzitur? Mos u mërzit tani? Do të vij Viti i Ri? Tërmeti iku, s’ka më”, ishin fjalët e kryeministrit për disa fëmijë.

Derisa, Veliaj tha se në familje janë 1950 familje, banimi i të cilëve është i pasigurt. E, Rama tha se shumë shpejtë do të bëhet verifikimi për të gjitha shtëpitë, si në Tiranë ashtu edhe në Durrës.

“Në Durrës ka edhe spekulime, ka njerëz që janë me qera dhe janë në listat e pastrehëve, s’është program për strehim, por ata banorë që kanë qenë në shtëpitë e tyre dhe tani janë të pabanueshme. Tani do fillojnë verifikimet, do t’i gjejmë një sistem të njëjtë, që pak nga pak ta kalojnë traumën dhe festat”.

Kujtojmë që shumë familje tashmë janë edhe në Kosovë, derisa vetëm në Kampin Gjerman, strehim kanë gjetur 500 persona./Indeksonline/