75 Mall Live Search
14:21 / E Shtunë, 12 Prill 2025 / FR

Rama: Kam sjellë surprizë një çun problematik, Noizy performon këngën zyrtare të fushatës së PS

Në çeljen e fushatës së PS, u lançua edhe kënga zyrtare e socialistëve.

Kryeministri Edi Rama prezantoi Noizyn, duke thënë se ka sjellë surprizë një çun problematik.

Rama: Duke qenë se të gjitha qarqet sollën një surprizë, unë kam sjellë surprizë një çun problematik të cilit i kërkova të vijë këtu para jush dhe nga ky shesh të flasë ashtu siç ai ditë të flasë përmes fjalësh dhe tingujsh dhe e ftoj që të vijë këtu. Para ca ditësh isha në studion e tij dhe dëgjova një këngë të re, duke qenë se Noizy është i joni, i imi dhe i juaji, i thash hajde se unë do të ngelem vetëm me zërin tim dhe ja ku është këtu, shkruan Tch.