75 Mall Live Search
17:43 / E Shtunë, 22 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rama këmbëngulës: Më 30 qershor mbahen zgjedhjet në tërë Shqipërinë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nga Finiqi ka thënë se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor.

“Në 30 qershor zgjedhjet do bëhen në gjithë territorin e Shqipërisë. Përpjekje për ta kthyer Shqipërinë prapa nuk ka. 30 qershori do jetë një ditë normale, edhe sikur të ketë orvatje të dëshpëruara pasi nuk do e bllokojnë dot procesin.

Kush i fryn zjarrit të dhunës, është i destinuar të tretet në atë zjarr”.