Rama: Kemi siguruar edhe 50 mijë vaksina tjera Astrazeneca

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar për sigurimin e dozave të tjera të vaksinës, shkruan Indeksonline.
Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se kanë siguruar 50 mijë vaksina të tjera Astrazeneca, jashtë marrëveshjeve të deritanishme.
“LAJM I MIRË. Sapo kemi siguruar 50 mijë vaksina të tjera Astrazeneca jashtë marrëveshjeve të deritanishme. #ShqipëriaBuzëqesh“, ka shkruar ai./Indeksonline/