Rama kërkon ndërhyrjen e Kurtit për zhbllokimin e buxhetit komunal
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama kërkon urgjentisht ndërhyrjen e kryeministrit në detyrë Albin Kurti për zgjidhjen e buxhetit të bllokuar komunal nga Ministria e Financave, për të cilën gjë Kryeqyteti dje ka dorëzuar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese
Rama në letër shkruan se i drejtohet kryeministrit në detyrë Albin Kurti me kërkesë urgjente si mjeti i fundit institucional për zhbllokimin e buxhetit komunal, pasi ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati nuk iu është përgjigjur kërkesave të shumta që i janë bërë atij nga komuna.
Kryeqyteti i Kosovës, i cili mban mbi vete barrën kryesore të ofrimit të shërbimeve publike për më shumë se një të gjashtën e popullsisë së vendit, ju drejtohet me kërkesë urgjente si mjetin e fundit institucional. Përkundër vargut të gjatë të shkresave të adresuara ministrit të Financave Hekuran Murati, të cilave ai nuk i është përgjigjur asnjëherë, situata ka eskaluar deri në pikë ku ndërhyrja juaj e menjëhershme është bërë pashmangshme, thuhet në letër.
“Përkundër shumë kërkesave drejtuar Ministrisë së Financave, mungesa e përgjigjes dhe veprimeve ka krijuar një bllokadë që po rrezikon funksionimin e shërbimeve publike në Kryeqytet! Kërkesat tona janë të qarta dhe të bazuara në ligj: alokimi i plotë i të hyrave vetanake, zbatimi i vlerave të miratuara për Ndarjen Buxhetore 2025”, ka thënë Rama.
Ai e ka quajtur të papranueshme që qytetarët të bëhen peng i dinamikave politike duke thënë se përgjegjshmëria institucionale kërkon veprim të menjëhershëm.
BiznesNjë traditë që jep jetë: Al Trade dhe misioni human i dhurimit të gjakutIPKO mbyll me sukses edicionin 3 të Konferencës së Sigurisë KibernetikeFluturime direkte Nürnberg–Prishtinë me bileta të lira çdo javë!Intervista“Rrezik përmbytjesh në Prishtinë”, qytetarëve u kërkohet qetësiLajmeJaponia përdor dronë e fishekzjarrë për të larguar arinjtë nga zonat e banuaraRajoniMoti i keq shkakton shumë probleme, rruga Burrel-Rrëshen gati e pakalueshme
Merr lajmet kryesore FALAS çdo ditë Të gjitha Lajme Biznes Turizëm Sport Video Kulturë
DërgoRama kërkon ndërhyrjen e Kurtit për zhbllokimin e buxhetit komunalLajmeLexohet për: 3 min.Dëgjoje me zë…Rama kërkon ndërhyrjen e Kurtit për zhbllokimin e buxhetit komunal
Foto Arkiv

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama kërkon urgjentisht ndërhyrjen e kryeministrit në detyrë Albin Kurti për zgjidhjen e buxhetit të bllokuar komunal nga Ministria e Financave, për të cilën gjë Kryeqyteti dje ka dorëzuar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, raporton KosovaPress.
Rama në letër shkruan se i drejtohet kryeministrit në detyrë Albin Kurti me kërkesë urgjente si mjeti i fundit institucional për zhbllokimin e buxhetit komunal, pasi ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati nuk iu është përgjigjur kërkesave të shumta që i janë bërë atij nga komuna.Kryeqyteti i Kosovës, i cili mban mbi vete barrën kryesore të ofrimit të shërbimeve publike për më shumë se një të gjashtën e popullsisë së vendit, ju drejtohet me kërkesë urgjente si mjetin e fundit institucional. Përkundër vargut të gjatë të shkresave të adresuara ministrit të Financave Hekuran Murati, të cilave ai nuk i është përgjigjur asnjëherë, situata ka eskaluar deri në pikë ku ndërhyrja juaj e menjëhershme është bërë pashmangshme, thuhet në letër.
“Përkundër shumë kërkesave drejtuar Ministrisë së Financave, mungesa e përgjigjes dhe veprimeve ka krijuar një bllokadë që po rrezikon funksionimin e shërbimeve publike në Kryeqytet! Kërkesat tona janë të qarta dhe të bazuara në ligj: alokimi i plotë i të hyrave vetanake, zbatimi i vlerave të miratuara për Ndarjen Buxhetore 2025”, ka thënë Rama. Lexo po ashtuPutin pranon fajin rus në rrëzimin e aeroplanit të AzerbajxhanitAi e ka quajtur të papranueshme që qytetarët të bëhen peng i dinamikave politike duke thënë se përgjegjshmëria institucionale kërkon veprim të menjëhershëm.

Komuna e Prishtinës më 18 nëntor ka dorëzuam kërkesë urgjente në Gjykatën Kushtetuese pas bllokimit të buxhetit nga Ministria e Financave, duke thënë se veprimi i paprecedentë i kësaj të fundit ka vënë në rrezik funksionimin e shërbimeve bazë për qytetarët e deri te pagesat për punëtorët dhe kontraktuesit.
Ministri në detyrë i Financave më 18 nëntor kishte sugjeruar Përparim Ramën që t’i kërkojë kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhikut ta votojnë sot buxhetin e vendit në Kuvend, dhe më pas buxheti i Prishtinës bëhet pjesë e Ligjit të Buxhetit 2025.
Kuvendi i Kosovës nuk i miratoi sot propozimet e rendit të ditës për kreditë dhe marrëveshjet ndërkombëtare në vlerë rreth një miliard euro. Në seancën e dytë ndërkaq Glauk Konjufca nga Vetëvendosje nuk mori votat e nevojshme për formimin e qeverisë dhe sipas aftave kushtetuese Kosova brenda 40 ditësh do të shkojë në zgjedhje të reja.



