Rama kërkon para deputetëve shkarkimin e Metës: Ai sot është armiku i Kushtetutës dhe Parlamentit!
Edi Rama iu ka drejtuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë me disa fjalë në lidhje me procesin e shkarkimit të Ilir Metës.
Kryeministri shqiptar ka thënë se shkarkimi nga detyra i kreut të shtetit është detyrim i çdo deputeti që nuk e ka harruar betimin para Kuvendit. Meta sipas tij nuk e ka mbushur kupën, por e ka derdhur, si mbajtës i vulës së lartë që e ka humbur të drejtë të jetë, që e përdor firmën si bombë për ta hedhur vendin në erë.
“Sot s’jemi mbledhur të ndalojmë kundërshtarin tonë, se kundërshtari i saj Ilir Meta s’duhet ndaluar në qorr mashtrimin e tij sa unikal aq edhe të trishtueshëm në historinë politike të këtij vendi, politikisht ai na bën më të lehtë pozicionin tonë në syrin e popullit, se ata e shohin lakuriq, armiqësi dëshpërimi të planit antikombëtar.
I kam ndjekur me një ndjenjë mëshirë budallallëqet e fallgjorës Monikë që nga shfajësimet për disfatën e tyre, lidhur me pjesëmarrjen e ulët ne zgjedhje. Fatmirësisht e kam thënë gjatë fushatës së lufta e tyre për të prishur zgjedhjet me dhunë do të rezultonte me një vrimë në ujë”, ka thënë Rama, përcjellë Indeksonline.
Rama ka thënë se të njëjtit kanë kundërshtuar përfshirjen e votës së emigrantëve në zgjedhje.
“Sidoqoftë e vërteta e thjeshtë është se pjesëmarrje e 30 qershorit ka tejkaluar pritshmëritë tona, një përqindje se ç’kishte koalicioni fitues në vitin 2015. Ta lexosh si refuzim popullor përqindjen normale të pjesëmarrjes dhe ta shohësh rezultatin si tkurrje, do të thotë të mos dish çfarë flet dhe të mos kuptosh çka vjen më mbrapa.
Opozita s’ka asnjë shans rikthimit te fitorja. Mungesa e publikut e procesit elektoral, fakt i pakontestueshëm, por ka ardhë si pasojë e agresionit politik dhe për shkak të ndërhyrjes së dhunshme të Ilir Metës në proces. Si mund të mos cenohej besimi tek zgjedhjet tek shantazhet për mos mbajtjen e tyre.
Nevoja për depolitizim janë fakte të pakontestueshme, dua të jem i qartë që ishte hera e fundit që zgjedhjet administrohen nga partitë politikë, duan apo s’duan ne do ta depolitizojmë administratën zgjedhore.
Ka pas probleme me procesin e verifikimit të të dhënave gjatë zgjedhjes, por sidoqoftë vet raporti e shpreh qartë se një masë të madhe kjo u shkaktua se listat e zgjedhësve u hoqën nga Bashkitë e Opozitës në mes të procesit zgjedhor”.
Kryeministri tha se KQZ e interpretoi linjën zgjedhore në mënyrë kreative derisa atyre s’i mbeti rrugë tjetër veçse të rezistoi, që të shpëtoi zgjedhjet nga shkatërrimi i paralajmëruar.
“30 qershori i shpëtoi agresionit më të egër antidemokratik, kundër interesit publik dhe të drejtës së zgjedhjeve, Ilir Meta do ishte politikisht për ne një kundërshtar që s’duhet ndaluar të gabojë më tutje.
Prej frikës nga drejtësia, i çoroditur me tre kalorësit e tij, ai është sot një aset i vyer politik. Ndërsa ne do të ishim më tolerueshëm në gabimet tona, do të dukeshim lule në sytë e gjykatës së popullit.
Jemi të detyruar ta ndalojmë Ilir Metën të gabojë më tej. Ilir Meta duhet hetuar dhe ndëshkuar deri në fund nga ky vend, në emër të Kushtetutës dhe Demokracisë dhe Integritetit, është emërues që duhet të na bashkojë, pavarësisht çdo interesi. Meta s’është kundërshtar i Qeverisë, ai sot është armiku i Kushtetutës së Shqipërisë. Ai sot është armiku i Parlamentit të Shqipërisë, vet shëmbëlltyra e të tremburve nga drejtësia, duke na turpëruar të gjithëve para miqve amerikan dhe të tjerëve.
Shqipëria në NATO dhe kandidate për BE si do të duket me një kryetar shteti që të bën të qash kur qesh, e të qeshesh kur qan.
Si mund të ketë Shqipëria një kryetar shteti që arrin sot në një konferencë për shtyp se është gati të përballet me test mendor”.
Ndryshe Rama kërkoi nga deputetet dhe apeluar për ngritjen e një procesi të posaçëm hetimor për shkarkimin e Metës./Indeksonline/
Ai