23:31 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Rama komenton largimin e Blushit: Politika s’ka humbur ndonjë gjë të madhe

Sot në studion e emisionit “5 pyetje nga Babaramo” ka qenë kryeministri Edi Rama i cili ndër të tejra ka koemntuar edhe largimine e Ben Blushit nga politika.

Babaramo: Ben Blushi largohet nga politika, keni nje koment?

Rama: Shpresa është që të fitojë gazetaria në këtë rast

Babaramo: Mendoni se do kthehet në profesion?

Rama: Jo, të fitojë gazetaria, letërsia, ka dhunti të mjaftueshme dhe politikën se ka bërë për hall apo se i kanë munguar dhuntitë, politika s’ka humbur ndonjë gjë të madhe, fushat e tjera mund të fitojnë ndonjë gjë më të madhe i uroj vërtet të bëjë më shumë se c’dëshiroi të bëjë përmes politikës.