23:31 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020

Rama konfirmon: 10 ushtarë kosovarë të prekur me Covid-19

As ushtria e Kosovës nuk është imune ndaj Covid-19.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtnant Rrahman Rama, ka theksuar se aktualisht brenda kësaj force janë të infektuar 10 ushtarë, transmeton IndeksOnline.

Aktualisht FSK numëron 2800 ushtarë dhe ushtare aktive që janë në shërbim, ndërsa Rama ka njoftuar se shumë shpejtë do të fillojë kampanja  për rekrutimin e 400 ushtarëve të tjerë.

“Janë 2 mijë e 800 ushtarë e ushtare aktive, ndërsa që nga e hëna e ardhshme do të fillojë kampanja për rekrutimin e ushtarëve e ushtareve të reja, e që në vitin e ardhshëm do të na bashkohen edhe 400 pjesëtar të rinj”, tha Rama në Klan Kosova.