75 Mall Live Search
23:56 / E Shtunë, 27 Shtator 2025 / BA

Rama: Kosova t’i përmbush pikat nga dialogu – Serbia kurrë mos i bëftë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për “Jehona politike” ka thënë se Kosova është bërë me vullnetin e vet peng i Serbisë.

Rama tha se për të, Kosova nuk ka fare lidhje me Serbinë dhe se Kosova nuk duhet ta ketë fare parasysh Serbinë në rrugën e vet, pasi u shpreh se “për mua, Kosova e ka fituar luftën por duhet ta fitojë paqen”.

“Që të fitojë paqen do të thotë që të sistemohet në tryezën e bashkësisë demokratike. Kjo është e gjitha. Që ta bëjë këtë nuk duhet të shoh fare nga Beogradi, nuk duhet të mendojë fare për Serbinë, nuk duhet t’ia di fare për çfarë thonë apo çfarë pretendojnë serbët, por duhet të bëjë detyrat e veta”.

“Duhet t’i bëjë detyrat e veta për veten dhe për të ardhmen e vet, jo për serbët. Dhe këto lidhen me dialogun por lidhen me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara pastaj, që do të thotë se nëse në tryezën e dialogut janë ‘x’ pika për tu përmbushur, Kosova t’i bëjë në mënyrë unilaterale dhe të shkojë përpara. Nuk ka rëndësi fare se çka bën Serbia, kurrë mos i bëftë, s’ka asnjë problem”, tha Rama.

Tutje, ai u shpreh se në rast se Kosova i përmbush obligimet e veta dhe Serbia jo, atëherë Kosova më drejtë i thotë të gjithëve “shkoni merruni me Serbinë, unë dua vendin tim, dua rrugën time, dua vëmendjen time’”.