75 Mall Live Search
13:34 / E Hënë, 24 Nëntor 2025 / Z S

Rama: Kryeministri në detyrë dhe ministri i Financave në detyrë refuzojnë të takohen

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrin e Financave në detyrë, Hekuran Murati, për refuzimin e takimit që do të mundësonte zgjidhjen e krizës së buxhetit në kryeqytet.

Në një reagim në Facebooj, Rama ka thënë se ky refuzim po cenon shërbimet bazike për qytetarët e Prishtinës dhe mirëqenien e punëtorëve të komunës.

Postimi i plotë:

Kryeministri në detyrë dhe ministri i Financave në detyrë refuzojnë të takohen!

Në këtë ditë kur cenohen shërbimet jetike të qytetarëve të kryeqytetit. Cenohet mirëqenia e punëtorëve dhe e familjarëve të tyre!

Unë vazhdojë të jem i gatshëm 24/7 për çdo takim që siguron mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetin e qytetarëve dhe punëtorëve të kryeqytetit!/Indeksonline/