75 Mall Live Search
10:13 / E Diele, 25 Qershor 2023 / shkelqim osmanaj

Rama: Kryeqyteti i gatshëm për ti ndihmuar qytetarët e Pejës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar në lidhje me vërshimet në Pejë, ku humbën jetën dy persona.

Rama ka thënë se Kryeqyteti më të gjitha kapacitetet që ka, është i gatshëm ti dal në ndihmë qytetarëve të Pejës.

Ai tha se nuk do të mungojë ndihma e tyre që këto vërshime të kalojnë me sa më pak pasoja.

Postimi i plotë:

Jemi të gatshëm që me gjithë kapacitetet tona si Kryeqytet të dalim në ndihmë qytetarëve të Pejës.

Ndihma jonë nuk do të mungojë që  këto vërshime të kalojnë me sa më pak pasoja.

Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ademaj, tëc ilët humbën tragjikisht dy anëtarë të çmueshëm të tyre. /IndeksOnline/