17:30 / E Martë, 24 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Rama: Kryeqyteti nuk ka pasur ndikim në rritjen e faturave të tatimit në pronë, rritja ka ardhë nga Ministria e Financave

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar ndaj ngritjes së çmimeve të tatimit në pronë.

Rama përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, Kryeqyteti e ka caktuar përqindjen më të ulët të mundshme të tatimit në pronë dhe siç thotë ai, norma më e ulët e lejuar është 0.15% e shumës së përcaktuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Rama shton se Prishtina nuk ka pasur asnjë ndikim në rritjen e faturave të tatimit në pronë, por sipas tij rritja ka ardhë si pasojë e ri-vlerësimit të pronave nga Ministria e Financave.