Rama, Kurti dhe Ahmeti krah për krah në përcjelljen shtetërore të Nanos për në banesën e fundit
Arkmorti i ish-kryeministrit Fatos Nano ka dalë nga Pallati i Kongreseve, teksa për disa orë u mbajtën homazhe në nder të ish kryeministrit.
Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, po bëhet përcjellja me nderime shtetërore për Nanon.
Edi Rama, Albin Kurti dhe Ali Ahmeti u panë krah për krah njëri-tjetrit në përcjelljen me nderime shtetërore të Fatos Nanos për në banesën e fundit.
Qytetarë të shumtë kanë vendosur karafila të bardhë në arkmortin e ish kryeministrit socialist.
Në fjalën e saj, bashkëshortja Xhoana, e përlotur tha se kjo ishte dita më e errët e jetës së saj dhe shtoi se Fatosi eci mes baltës së politikës, pa u bërë pis.
Ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi se do i mungojnë darkat e rralla me Nanon. Sipas Ramës, falës sakrificës së Nanos, PS mori frymë të re.

