07:45 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Rama: Kush ndërton shtëpinë vetë në fshat do të marrë 20 mln lekë në dorë

Në mbledhjen e radhës të jashtëzakonshme, lidhur me situatën e krijuar pas tërmetit, kryeministri Edi Rama u shpreh se do te marrin 100% të qirasë për një vit ata që nuk kanë strehë.

“Ky proces Ogerta duhet ndjekur nga ti pavarësisht se bashkia Tiranë e ka përgjegjësinë direkte. Thjeshtë një sy nga ana e qeverisë është i nevojshëm”, tha Rama.

Sot e vijim do të akomodohen të prekurit nga tërmeti i shtatorit. Të bëhet gati për shtëpitë individuale. Për ata që janë në fshat dhe duan të ndërtojnë vetë shtëpitë tu japim financim, mesatarisht 20 mln lekë të vjetra, pasi fitojnë kohë dhe nuk rrinë të presin të vijë dikush, por me një supervizionim që të garantojë të gjithë parametrat.