75 Mall Live Search
15:10 / E Martë, 11 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Rama lavdëron prap Cakajn

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për medie me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, shfrytëzoj edhe njëherë rastin për të lavdëruar punën e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Në fjalën e tij, Rama përshëndeti iniciativën e Ministrit Cakaj për të hequr detyrimet ligjore për shqiptarët nga Kosova dhe shqiptarët nga gjithë rajoni për të jetuar dhe punuar në Shqipëri. Shqipëria tashmë ka larguar pengesat burokratike për shqiptarët nga Kosova për të punuar në Shqipëri.

‘Ministri Cakaj’, tha Rama, ‘ka marrë iniciatvë të bazuar te dakordësia dhe që ishte në rendin e ditës dhe sot qytetarët e Kosovës nuk kanë të bëjnë me procedura burokratike për të punuar në Shqipëri, ndërkohë që në Kosovë ka mbetur procedura e njejtë si për kinezët, si për shqiptarët e Shqipërisë.

Dy Kryeministrat sot janë dakorduar për të vazhduar bashkëpunimin mes dy vendeve duke ngritur një komision të përbashkët ndër-shtetërorë për përgatitjen, mbikqyrjen dhe zbatimin e marrëveshjeve.