75 Mall Live Search
15:25 / E Martë, 03 Mars 2026 / Z S

Rama: Lojërat Mesdhetare po hyjnë në fazën vendimtare të planifikimit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar për takimin e planifikimit sportiv për detajimin e masterplanit të objekteve për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Rama ka thënë se po analizohen lokacionet, nevojat infrastrukturore dhe vendimet kyçe për organizimin.

Postimi i plotë:

Lojërat Mesdhetare po hyjnë në fazën vendimtare të planifikimit. 🏟️

Në kuadër të Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare, po zhvillojmë takimin e planifikimit sportiv për detajimin e masterplanit të objekteve. Po analizojmë lokacionet, nevojat infrastrukturore dhe vendimet kyçe për organizimin.

Prishtina2030 nuk është vetëm organizim sportiv, është dëshmi se Kryeqyteti është gati të performojë në skenën ndërkombëtare./Indeksonline/