Rama mbërrin në Departamentin Amerikan të Shtetit, do takohet me Blinken

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku do të takohet me sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.
Edhe pse ende nuk ka detaje për temat që do të diskutohen mes Ramës dhe Blinkenit, ajo që është bërë publike është vëmendja ndaj rajonit të Ballkanit nga administrata Biden.
Nga SHBA, Shqipëria shihet si një faktor stabilizues në rajonin shpeshherë të trazuar të Ballkanit Perëndimor.