75 Mall Live Search
12:05 / E Shtunë, 20 Mars 2021 / Blerim

Rama mbërrin në pallatin e Kulturës në Kukës, ai do të bëjë hapjen zyrtare të vaksinimit

Në pallatin e Kulturës në Kukës ka mbërritur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ku pritet të bëhet vaksinimi i 250 mjekëve kosovarë.

Gjithashtu në ditët në vijim do të vazhdohet edhe me 250 të tjerë.

Kujtojmë se Delegacioni i FSSHK-së i përbërë nga Kryetari Dr. Blerim Syla dhe Dr. Islam Krasniqi në prani të Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri Zt. Nait Hasani, gjatë ditës së djeshme kanë zhvilluar takim me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë dhe janë dakorduar për qështjet teknike të vaksinimit të punëtorëve shëndetësor të Kosovës./IndeksOnline